Paditë/ Ish-deputetët kërkojnë pagat për muajt e bojkotit

kuvend-shqiperi-800x450.jpg

Ish-deputetët e opozitës, edhe pse morën vendimin drastik për t’i djegur mandatet e tyre, nuk heqin dorë nga pagat.

Disa prej tyre i janë drejtuar gjykatës për të marrë rrogat e bojkotit të fundit parlamentar. Paditë janë depozituar në Gjykatën Administrative nga ish-deputeti i LSI, Shezai Rrokaj dhe 4 ish-deputetë demokratë, Valentina Duka, Fatbardha Kadiu, Luan Baçi dhe Luçiano Boçi.

Vlera që deputetët pretendojnë se shteti i detyrohet është 1 milion e 373 mijë lekë të reja.

/Real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303