Paditet nga qytetarët Vangjush Dako

cats-59-527x315.jpg

Ndotja e tmerrshme dhe e patolerueshme në në pikën e grumbullimit të mbeturinave në Porto Romano prej kohësh ka detyruar qytetarët durrsakë që të dalin në protesta të vazhdueshme.

Por këtë herë ata kanë marrë një hap më tej. Banorë të Durrësit por edhe studentë të Universitetit “Aleksandër Moisiu”, kanë depozituar një kërkesë-padi në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë ndaj Bashkisë së Durrësit.

“Paditësit kanë të gjithë interes të ligjshëm në paraqitjen e padisë përpara Gjykatës, duke qenë se Bashkia Durrës, me veprime aktive, në mungesë të plotësimit të kushteve ligjore, ka lejuar që në Spitallë të krijohet një vendgrumbullim mbetjesh dhe megjithëse i është paraqitur një kërkesë me shkrim nga paditësit, nuk ka marrë asnjë masë për mbylljen dhe rehabilitimin e këtij landfilli”, thuhet në padinë e tyre.

Landfilli i Porto Romanos është vetëm 1 kilometër larg nga dy godinat e Universitetit të Durrësit. /real-news.tv/ 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303