fbpx

“Pagesa 3 deri në 6 mijë euro!” Julian Deda reagon ashpër për takimet e personazheve publike me Erion Veliajn

Aktori i njohur i humorit Julian Deda,  ka reaguar ashpër ndaj kolegëve të tij me anë të një statusi në rrjetet sociale.

Ai ironizon takimet e personazheve publike me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, duke shkruar se pagesa për takimin me të është 3-6 mijë euro, teksa shton se detyrohen të thonë se nuk janë me asnjë parti, por mbështesin Erion Veliajn.

 Lajmërim i rëndësishëm: Kërkohen personazhe publike për takimin e radhës të Erion Fikut në lagjet e Tiranës. Pagesa 3 deri në 6 mijë euro. Fjalia që duhet të thonë me detyrim para kamerave është: “Unë nuk jam me asnjë parti por më pëlqen Erioni.” Të interesuarit të paraqiten në ambientet e Bashkisë Tiranë për të marrë 50% të pagesës në dorë, pasi të kenë bërë një foto me Erion Shtirjen në zyrën e tij. Pjesa tjetër e shumës likuidohet pas daljes në publik.

Janë disa personazhe publike që i kemi parë në zyrën e kryebashkiakut të Tiranës, por lidhja me statusin e Julit duket se i referohet  Rezart Veleshnja-s.

Rezarti  ka deklaruar shpeshherë  se nuk është me asnjë parti, por ka publikuar në fund të muajit shtator këtë foto me Veliajn.