fbpx

Pajisjet shëndetësore të dhuruara nga SHBA, Kim viziton maternitetin “Koço Glozheni”: Krah për krah do e kalojmë edhe pandeminë  

168558644_10158160848760838_8167358062731607777_n-768x512.jpg

Në një postim në Facebook, ambasada shkruan se Kim, De Bernardi dhe Rakacolli patën mundësinë që të shohin se si janë vendosur në përdorim ndihma që i ka dhënë Shteti Amerikan, Shq Ambasadroja e SHBA-së, Yuri Kim ka vizituar ditën e sotme maternitetin “Koço Glozheni” së bashku me Zv/Ministren e Shëndetësisë, Mira Rakacolli dhe Drejtorin e UNICEF në vendin tonë, Roberto De Bernardi. Në një postim në Facebook, ambasada shkruan se Kim, De Bernardi dhe Rakacolli patën mundësinë që të shohin se si janë vendosur në përdorim ndihma që i ka dhënë Shteti Amerikan, Shqipërisë. Në postim gjithashtu shkruhet se “Krah për krah do ta kalojmë edhe pandeminë”.

Postimi i plotë:

Ambasadorja Yuri Kim, e shoqëruar nga Zëvendës Ministrja e Shëndetësisë, Znj. Rakacolli – Kapisyzi dhe Drejtori i UNICEF-it në Shqipëri, Z. Roberto De Bernardi, vizituan sot maternitetin “Koço Gliozheni” dhe patën mundësinë të shohin sesi ndihma e SHBA për Shqipërinë po vihet në përdorim. Shtetet e Bashkuara kanë dhënë më shumë se 2 milion dollarë për Shqipërinë në përgjigje të pandemisë COVID-19, duke përfshirë këta 10 inkubatorë, 10 tavolina reanimacioni, 12 ngrohës dhe 10 llampa foto-terapie për njësinë e kujdesit intensiv për të sapolindurit në spitalin “Koço Gliozheni”. Ambasada Amerikane e vlerëson kontributin dhe përkushtimin e mjekëve, infermierëve dhe punonjësve të kujdesit shëndetësor në të gjithë Shqipërinë, të cilët kanë qenë në vijën e parë duke luftuar pandeminë. “Krah për krah” do ta kalojmë edhe këtë.

Shteti Amerikan në ndihmë të Shqpërisë për të tejkaluar pandeminë i ka dhuruar më shumë se 2 milion dollarë, në të cilat përfshihen 10 inkubatorë, 10 tavolina reanimacioni, 12 ngrohës dhe 10 llampa foto-terapie.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303