Pak nostalgji për shoferët. Koha kur litri i naftës në Shqipëri kushtonte vetëm 65 lekë

Teksa çmimi i naftës në vend ka pësuar vetëm ngritje, po t’i referohemi shifrave të pak viteve më parë diferencat janë mjaft të mëdha. 

Harta Digitale e Aksidenteve Rrugore ka publikuar një moment nga një film shqiptar ku duket kostoja e karburantit.

“Pamje nga një film shqiptar i luajtur në vitin 2004 ku duket që çmimi i naftës atëherë ishte 65 lekë për litër ndërsa 14 vjet më vonë është rritur aq shumë niveli i jetesës dhe cilësia e karburantit sa ka shkuar 185 lekë për litër…!”,shkruhet në dixhiturën që shoqëron foton. (Tema)

Lër një koment