Pak muaj pas lindjes së vajzës, Loredana ekspozon format trupore

Loredana Zefi, këngëtarja shqiptare e cila pop jeton në Gjermani me bashkëshortin e saj, Mozzik prej disa kohësh është në qendër të medieve shqiptare dhe të huaja.

Pasi u akuzua për vjedhje nga disa shtetas të huaj, Loredana sërish mbetet kryefjala e lajmeve pasi po përflitet për një ndarje midis saj dhe Mozzik.

Por dy ditë pasi posto një foto shtrirë ku dukej mjaft joshëse, artistja 24-vjeçare ka treguar linjat trupore vetëm 10 muaj pas lindjes së vajzës, Hana e cila erdhi në jetë dhjetorin e vitit 2018.

Me anë të një postimi në ditën e djeshme, Loredana postoi një selfie në pasqyrë duke treguar trupin e saj të tonifikuar pas lindjes. Ajo shkruan se humbi peshë pa asnjë ndërhyrje kirurgjikale si liposuksion ose aktivitet fizik si fitnesi dhe palestra.

 

/real-news.tv/