Pak orë pasi u emërua Zv.ministër nga Rama, pedagogut i publikohet plagjiatura

OLTI-RRUMBULLAKU-600x360.jpg

Pedagogu Olti Rrumbullaku u emërua nga Kryeministri Rama në postin e Zëvendësministrit të Arsimit.

Por pak orë pas këtij emërimi Taulant Muka publikon një artikull plagjiaturë të pedagogut Olti Rrumbullaku.

Ish-zv.ministri Muka ka publikuar artikullin, “VAT Threshold and Some Implications in Albania” te publikuar ne vitin 2010 në revistën kineze “Journal of US-China Public Administration”.

Sipas Mukës, artikulli shkencor i pedagogut Oltion Rrumbullaku i emëruar nga sot zv.ministër i Arsimit, është 100% e kopjuar, dhe i vetmi ndryshim sipas tij është zëvendësimi i valutës nga dollarë në lekë.

“Oltion Rrumbullaku, Zv. Ministri i Ri i Arsimit, me vetëm një artikull 100% kopje- ndërron vetëm valutën nga Dollar në Lek! Në databazën Google Scholar del se Oltion Rrumbullaku, i emëruar sot Zv/ Ministri i Ri i Arsimit, edhe pse është pedagog në Universitetin e Tiranës, të ketë vetëm një artikull “shkencor”- “VAT Threshold and Some Implications in Albania” të publikuar në vitin 2010 në revistën kineze “Journal of US-China Public Administration” (ISSN 1548-6591 October 2011, Vol. 8, No. 10, 1149-1155).

Nga një kërkim i shpejt, del se pjesa më e madhe e artikullit të z. Rrumbullaku të jetë 100% kopje e librit “The Modern VAT” nga Laim P. Ebril. I vetmi ndryshim, siç edhe mund të shihet në fotot, është zëvendësimi i Dollarit me Lek. Për më tepër, z. Rrumbullaku shkruan si konkluzione përfundimet nga një tjetër botim të Markos Abraha Gebre-Egziabher në një Universitet të Etiopisë.

Si mundet kjo qeveri të vazhdojë të tallet me shqiptarët? Kjo politikë është vrastare për arsimin, shkencën dhe të ardhmen e vendit”, denoncon Muka.

Mënjëherë pas këtij publikimi kanë vijuar replikat midis Rrumbullakut dhe Mukës.

Oltion Rrumbullaku: Taulant, më jep një email të të dergoj librin që kam me 340 faqe, ta kontrollosh pak. Libër që e kam punuar për 4 vite rresht dhe që i shërben mijëra profesionisteve të fushës.

Taulant Muka: Olti, prisja të komentoje rastin publik. Tashmë je në Ministri, keni software antiplagjiaturë të cilin e paguajmë ne qytetarët e Shqipërisë. Nuk mund të shkruash libra akademik kur nuk ke shkruajtur artikull, është “A”-ja në arsimin e lartë. Komenti jot tregon rëndësinë e postimit tim dhe nevojën urgjente që ka vendi për njerëz me eksperiencë në shkencë!

Oltion Rrumbullaku: Ka 7000 ish-studentë që dëshmojnë për punën time në auditor për kaq shumë vite. Një material i para 10 viteve që gjen online dhe që nuk ka shërbyer për asgjë, nuk të shërben. Kaq.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303