Pak para lindjes së foshnjës mbretërore, nëna e Meghan Markle mbërrin në Londër

Nëna e dukeshës Meghan Markle ka mbërritur në Londër, për të qenë pranë vajzës së saj, në ditën e lindjes së foshnjës mbretërore.

Doria Ragland, e cila jeton në Los Anxhelos, ka mbërritur në Britaninë e Madhe të dielën.

Ashtu si të gjithë nënat, Doria dëshiron të jetë me vajzën e saj, në ditën e veçantë për të, kur për herë të parë Meghan do të bëhet nënë.

Mamaja e Meghan ka jetuar në Kaliforni, atje ku ka lindur dhe Meghanin. Por tashmë ajo jeton në Los Angelos dhe punon si instruktore e jogës dhe punonjëse sociale. Ajo vjen herë pas herë në Londër, për të parë vajzën e saj./real-news.tv/