fbpx

Pakistan/ 19 të vdekur e më shumë se 100 të plagosur nga tërmeti 5.8 Rihter

pakistan-earthquake.jpg

Një tërmet me fuqi prej 5.8 Rihter ka goditur pjesën lindore të kryeqytetit të Pakistanit, Islamabadi, dhe disa qytete të tjera.

Fotografitë dhe videot e shpërndara nga media lokale treguan një ndërtesë të shembur dhe çarje mjaft të mëdha në rrugë.

Raportohet se 19 njerëz u vranë nga tërmeti, duke përfshirë tre fëmijë. Shefi i policisë së rrethit, Irfan Saleem tha se më shumë se 100 më shumë pësuan lëndime.

Epiqendra e tërmetit ishte afër qytetit malor të Jehlumit në provincën Punjab, ndërsa dridhjet janë ndjerë edhe në rajone të tjera. Lajmin e bëri të ditur Departamenti i Meteorologjisë në Pakistan.

Dëshmitarët thanë se tërmeti i ka dridhur muret e shtëpive dhe i ka detyruar njerëzit të dalin në rrugë.

Mediat pakistaneze raportuan se një grua ka vdekur dhe dhjetëra persona të tjerë kanë pësuar lëndime të ndryshme.

Gjeneralmajor Asif Ghafoor, një zëdhënës për Forcat e Armatosura të Pakistanit, ka shkruar se trupat e ushtrisë me ekipe aviacioni dhe ndihma mjekësore janë në dispozicion./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303