Pako e dyshimtë, burri del lakuriq në mes të qytetit

del.jpg

Një pako e dyshimtë e lënë në aeroportin e Mançesterit ka bërë që policia të evakuojë të tërë ndërtesën. Midis kaosit dhe panikut, policia gjithashtu arrestoi një individ i cili ishte lakuriq dhe po vraponte nëpër aeroport. Policia e qytetit verior britanik tha se ekipi deminues e kanë kryer një shpërthim të kontrolluar, ndërsa hapësira përreth stacionit është bllokuar për qarkullim të udhëtarëve.

Pasagjerët nuk u lejuan të fluturonin, dhe të tërë punonjësit u urdhëruan të linin detyrën dhe të dilnin nga aeroporti.

Zyrtarët e stacionit kanë thënë se nuk kanë ndonjë orar se kur do të rihapet stacioni, ndërsa autoritetet njoftuan se i kanë nisur hetimet lidhur me këtë incident, shkruan “BBC”.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303