Palestinezët heqin barrikadat e betonit të vendosura nga ushtria izraelite

Palestinezët mbajtën protesta në Ramallah të Bregut Perëndimor të okupuar kundër të ashtuquajturit plan i paqes i shpalosur nga presidentit amerikan Donald Trump.

Palestinezët në fshatin Deir Nizam në veriperëndim të Ramallahut u përpoqën të heqin barrikadat e betonit të vendosura nga forcat ushtarake izraelite në hyrje të fshatit.

Barrikadat e betonit janë ngritur në zonë pas planit të ashtuquajtur të paqes amerikan në Lindjen e Mesme muajin e kaluar.

Në një moment, policia izraelite ndërhyri duke përdorur gaz lotsjellës, kurse palestinezët u kundërpërgjigjën duke hedhur gurë.

Palestinezët në fund arritën të hiqnin disa nga barrikadat e betonit dhe të lejonin që makinat të kalonin nëpër zonë.

Më 28 Janar 2020, presidenti amerikan Donald Trump publikoi të ashtuquajturin plan i paqes për Lindjen e Mesme në prani të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu.

Trump tha se plani parashikon që Kudsi të jet kryeqyteti i pandarë i Izraelit dhe se ky është shansi i fundit për një shtet të pavarur palestinez./AA/