fbpx

Pallati i rrezikuar në Gjirokastër. Analizohet terreni në kodrën ku rrëshqiti dheu

Pallati-gjirokaster.jpg

Kodra ku rrëshqiti dheu

Shpimet për marrjen e kampioneve dhe analizimin e lagështisë që mban kodra do të zgjasin 36 ditë.

I gjithë projekti i dorëzimit të rezultateve do të kërkojë rreth 3 muaj dhe vetëm pas kësaj faze do të përcaktohet lloji i ndërhyrjes.

Rrëshqitja e shpatit të kodrës ndodhi pas gërmimeve për një ndërtim në fundin e kodrës mbi të cilën është vendosur pallati dhe 3 banesa.

Pas ngjarjes, Shërbimi Gjeologjik deklaroi se duheshin marrë masa urgjente për drenazhimin e ujrave dhe ndërtimin e mureve mbrojtëse.

Banorët u evakuuan vetëm përkohësisht, për t’u kthyer në banesa 3 javë pas rrëshqitjes.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *