fbpx

Pallati pritet të shembet me tritol, banorët në Durrës ankohen: Kemi bizneset përreth

Banorët e lagjes nr.11 në Durrës kanë dalë në protestë sot. Kjo pasi ata kanë kundërshtuar mundësinë e shpërthimit me tritol të pallatit 6-katësh në bulevardin “Dyrrah”.

Pallati është dëmtuar rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit dhe parashikohet të shembet të premten e 29 majit.

Të shqetësuar për pasojat që mund të shkaktojë një shpërthim I tillë në banesat dhe bizneset në qendër të qytetit, banorët thonë se ky proces duhet të kryhet por pa i dëmtuar ato.

“Jemi kundra eksplozivit, jo kundra prishjes. Bëhet fjalë për 200 biznese. Kam mbi 50 mijë euro mall në dyqan. Ta prishin me metoda që nuk na dëmtojnë ne.”, thotë Ardian Çerma i cili ka në pronësi një biznes në bulevradin “Dyrrah”.