fbpx

Palmer bisedon me Haradinajn: SHBA do të përcjellë implementimin e Marrëveshjes së 4 Shtatorit

Mathew.jpg

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me Matthew Palmer, zëvendësndihmës sekretar në Departamentin Amerikan të Shtetit dhe Përfaqësues Special për Ballkanin.

Siç njofton MPJ, Haradinaj-Stublla dhe Palmer biseduan gjerësisht për aktualitetin politik në Kosovë dhe SHBA dhe marrëdhëniet rajonale.

“Në emër të Kosovës shpreha mirënjohjen tonë për angazhimin dhe vëmendjen e palëkundur të SHBA-ve ndaj Kosovës, dhe bindjen se edhe në këto zgjedhje parlamentare, Kosova do të ruajë standardin e mbajtjes së zgjedhjeve demokratike e të lira”, ka thënë Haradinaj.

Palmer i ka konfirmuar Haradinajt se SHBA-ja do të vazhdojë përcjelljen me interesim të lartë zhvillimet në Kosovë, veçanërisht në implementimin e Marrëveshjes së 4 Shtatorit, specifikisht formalizmin e marrëdhënieve diplomatike mes Republikës së Kosovës dhe shtetit të Izraelit.

Shefja e diplomacisë kosovare tha se “kjo arritje kulmore për Kosovën, shtetësinë dhe subjektivitetin e saj ndërkombëtar po arrihet falë rolit kyç të SHBA-së dhe do të hapë një horizont të ri bashkëpunimi ndërkombëtar për Kosovën”

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303