Palmer: Çështja e pavarësisë së Kosovës nuk…

Ndihmës sekretari i shtetit dhe i dërguari special i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, ka deklaruar për mediet serbe se çështja e pavarësisë së Kosovës për SHBA-të nuk ekziston.

Palmer, i cili më parë kishte thënë në Shkup dhe Prishtinë se Serbia nuk do të pranohet në BE derisa të njohë pavarësinë e Kosovës, tha në një intervistë për mediat serbe se njohja e pavarësisë së Kosovës është një temë që duhet diskutuar në kuadër të dialogut.

Ai shtoi se njohja e pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë nuk është një problem që zgjidhet shpejt dhe lehtë, dhe se nuk është çështje për median.

Për sa i përket taksës 100% që qeveria e Kosovës ka vendosur ndaj produkteve serbe, për të cilën tha se ishte shprehur qartë gjatë qëndrimit të tij në Prishtinë, Palmer u shpreh se taksa duhet të hiqet sa më parë që t’i hapë rrugë dialogut.