Palmer tregon se si mund të zgjidhet kriza politike në Shqipëri

I dërguari i posaçëm i Departamentit amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Mathew Palmer, në fjalën e tij në Forumin Botëror Ekonomik ka thënë se do të preferonte më shumë dialog mes palëve politike në Shqipëri, për Reformën Zgjedhore.

Do të na pëlqente të shihnim përparim, është e rëndësishme që themelet demokratike të Shqipërisë të jenë të fortë, që zgjedhjet të jenë të lira dhe që populli shqiptar ka lirinë të zgjedhë në mënyrë demokratike. Prandaj do na pëlqente të shihnim një dialog që sjell si rezultat një marrëveshje mbi Reformën Zgjedhore që zbaton rekomandimet e OSBE/OHDIR-it dhe një drejtim që çon sërisht drejt normalitetit për demokracinë shqiptare”-u shpreh Palmer