Palmer: Zgjidhja mes Kosovës dhe Serbisë, prioritet i SHBA-së

palmer.jpg

I ngarkuari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, është duke vizituar Kosovën.

Gjatë një takimi  me studentë kosovarë, ai mbajti një fjalim në bibliotekën “Pjetër Bogdani” në Prishtinë.

“Më vjen mirë që jam në Prishtinë. Ky është vend i rritjes dhe ndërtimeve të reja. Shoh frytet e përpjekjeve tuaja. SHBA kanë mbështetur aspiratat tuaj si mik dhe si partner. Zgjidhja për stabilitet në Ballkan është edhe përfshirja e Kosovës. Integrimi i plotë i Kosovës mbetet përkushtimi ynë. Emërimi i Grenell nënvizon se SHBA-ja është e pranishme dhe të gatshme për të ndihmuar”, ka thënë Palmer.

“Kosova nuk mund të mbetet jashtë ndonjë zgjidhje të qëndrueshme në Ballkan. Zgjidhja e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë mbetet prioritet strategjik i SHBA-së”-tha Palmer, i cili  inkurajoi qeverinë e re të Kosovës për forcim të agjendës së dialogut me Serbinë.

“Çdo hap i kaluar pas normalizimit do të jetë më i lehtë. Hapet mundësi për vende pune. Qeveria e re kur të formohet do të duhet t’i gjallërojë negociatat e dialogut. Nuk shohim integrim të vendit tuaj pa pajtim me Serbinë”.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303