fbpx

Paloka: Pronarët e basteve, kriminelë? Si deputetët e Ramës

paloka.jpg

Edi Paloka, nënkryetari i Partisë Demokratike, ka bërë ironi me kryeministrin Edi Rama, i cili në Parlament tha se pronarët e basteve janë me të kaluar kriminale.

Paloka shkruan në Facebook se do vinte bast se Rama po lexonte dosjet e deputetëve të mazhorancës kur po fliste për pronarët e kompanive të basteve.

“Dëgjova Ramën në Parlament. Për të treguar që po luftonte krimin duke hequr bastet, lexoi disa nga dosjet e pronarëve të kazinove (imagjinare se në fakt nuk përmendi asnjë emër). “Vrasje, plagosje”, “Trafik droge”, “Prostitucion”, “Grabitje…”.

Po të kishte shtuar dhe përdhunimin, do vija bast që kishte përpara e po lexonte dosjet e deputetëve dhe kryebashkiakëve të tij”, shkruan Paloka në rrjetin social.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *