Paloka publikon videon: Këtë të keqe duhet dhe do ta largojmë më 25 Prill

paloka.jpg

Përmes një VIDEO-je të publikuar në Facebook, nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, deklaron se qeverisja e Edi Ramës do të mbahet mend për njohjen botërisht të Shqipërisë si “Kolumbia e Europës”.

“Kanabisi është investimi kryesor i Edi Ramës për të mbajtur pushtetin me krimin e organizuar. Qeverisja e tij do të mbahet mend për njohjen botërisht të Shqipërisë si “Kolumbia e Europës”. Për të pasuruar disa banda që i përdor në zgjedhje, Edi Rama tradhëtoi interesin e shqiptarëve. Në vend të punojnë tokën, të rinjtë punojnë në plantacionet e hashashit dhe pastaj vriten me plumb pas koke. Këtë te keqe duhet dhe do ta largojmë më 25 Prill. 👇”, shkruan Paloka

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303