Paloka-Ramës: Mendon se do dalësh nga gropa duke gërmuar

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka në një postim në Facebook, duke komentuar deklaratën e Kryeministrit se do të fillonte të enjten procedurat për shkakrimin e Presidentit Meta, shkruan se Rama është i parashikueshëm në ccdo hap që hedh.

“Kurrë nuk zhgënjen! I parashikueshem në çdo hap që hedh !  Po kur thotë :”Jam tre hapa para… Do shkarkoj Meten -thotë-që vetë e bëri President ! Vazhdon të gërmojë gropën ku është futur vetë ! Vetëm një si ai mendon se nga gropa dilet duke gërmuar !!! Velina e bashkisë ndërkohë i rri tek koka dhe e nxit të gërmojë më fort…”,- shkruan Paloka.