Paloka takon familjen nga Durrësi, por ç’dëgoi prej tyre që e preku? “Koha për ndryshim”

palo.jpeg

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka qenë sot në Durrës ku ka takuar nga afër një  ndër familjet që ndodhet bnë vështirësi të mëdha ekonomike. Teksa dëgjoi problemet e familjes, Paloka ka sulmuar dhe Kryeministrin Rama.

“Rama premtoi 4 vite më parë të ulë koston e jetesës dhe kosto e jetesës veçse është rritur. Tani ai po bën premtime të tjera boshe. Është koha për ndryshim.

Si rrjedhojë e varfërisë, Shpresa tregon se i biri është rrugëve dhe po përpiqet dëshpërimisht të gjejë mënyrën për t’u larguar me patjetër nga Shqipëria.”, tha Paloka.

Shpresa Guçe prej më shumë se një viti jeton në çadër bashkë me mbesën e saj 4-vjeçare dhe të bijën, ndërsa thekson se vetëm në muajin shkurt të 2021 ka përfituar një bonus qiraje.

Shpresa tregoi se ka probleme shëndetësore kostot e të cilave nuk mund t’i përballojë pasi i kërkojnë të paguajë për ndërhyrjen kirurgjikale që i nevojitet. Ajo tha se deri më tani ndërhyrjen e ka shtyrë duke blerë ilaçe. Këto të fundit tashmë nuk ka më mundësi t’i përballojë nga ana ekonomike.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303