Pamela Anderson martohet për herë të katërt

pamela-anderson-married.jpg

Ylli i “Baywatch” kurorëzoi dashurinë me ish-truprojën, Dan Hayhurst, natën e Krishtlindjeve, ku sipas “DailyMail”, e gjitha ndodhi në një ceremoni intime në shtëpinë e saj kanadeze.

“Jam ekzaktësisht aty ku kisha nevojë të isha, në krahët e një burri që më dashuron vërtet”, mësohet të ketë thënë Pamela për Hayhurst-in, me të cilin u dashurua gjatë karantinës.

Pamela Anderson ka sqaruar se ceremonia martesore u zhvillua në shtëpinë të cilën ajo ua bleu gjyshërve 25 vite më patë.

“Këtu u martuan prindërit e mi dhe janë ende bashkë”, u shpreh Anderson.

Të martën, modelja dhe aktorja publikoi një fotografi të sajën në Instagram, krahas së cilës shkroi:

“Ky do të jetë postimi im i fundit në Instagram, Twitter apo Facebook. Asnjëherë nuk kam qenë e interesuar ndaj mediave sociale”, duke shtuar se tanimë e frymëzon leximi dhe të shijuarit të natyrës.

Anderson gjithashtu ka qenë e martuar me Tommy Lee-n, Kid Rock-in dhe me Rick Salomon-in, dy herë. Ndërkohë, vitin e shkuar, ajo dhe Jon Peters i dhanë fund historisë së dashurisë, një ndarje që u shoqërua me lajmin se dyshja ishte martuar më herët.

Screenshot_6-18-300x400 Screenshot_7-14-230x400 Screenshot_3-29-286x400
<
>
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303