Pamela Anderson pozon për herë të parë në ‘Vogue’

Aktoren e njohur Pamela Anderson jemi mësuar ta shohim nëpër kopertinat e revistave të ndryshme por asnjëherë në kopertinën e Vogue.

51-vjeçars iu deshën shumë vite të pozonte për herë të parë në faqen kryesore të revistës prestigjoze por më mirë vonë se kurrë.

Ajo realizoi tre kopertina të ndryshme për numrin e qershorit të “Vogue Czechoslovakia”.

Seksi në bregdetin e Cassis, Francë, kryetitulli i kopertinës së saj është:

“Kush do ta vrasë Pamela Anderson?”

“Vogue” çekosllovak në Instagram, shërbimi fotografik i frymëzua nga filmi ikonik çek i viteve ’60, “Kush do ta vrasë Jessie-n?”

Dhe jo më kot: aktorja kryesore e filmit, Olga Schoberova, ka goxha ngjashmëri me Pamela Anderson-in.

Pamela Anderson është e angazhuar me organizatat për mbrojtjen e të drejtave të kafshëve shprehet:

“Çdo vajzë do të ndihet seksi. Unë e konsideroj veten një feministe socialiste. I dashuroj burrat. Është autoriteti që s’më pëlqen.”

Pamela Anderson u kthye në sex symbol në vitet ’90, si një prej protagonisteve të serialit “Baywatch”./real-news.tv