fbpx

Pamje apokaliptike/ Shpërthim i frikshëm në portin e Beirutit

Një shpërthim masiv u regjistrua pasditen e kësaj të marte (4 gusht) në kryeqytetin e Libanit, Beirut duke plagosur një numër njerëzish dhe duke shkaktuar dëme të mëdha.

Shpërthimi tronditi disa pjesë të kryeqytetit të vendit dhe një re tymi e dendur ka mbushur qendrën e tij.

Sipas njoftimeve shpërthimi ishte përqendruar pranë portit të Beirutit duke sjellë për pasojë shkatërrim në shkallë të gjerë e duke copëtuar dritare që ndodheshin disa kilometra larg.

Një fotograf i “Associated Press” që ndodhej në afërsi të portit të Bejrutit tha se kishte parë njerëz të plagosur të shtrirë në tokë dhe shkatërrim të madh.

Disa stacione televizive lokale raportuan se shpërthimi ndodhi në portin e Beirutit brenda një zone ku magazinohen fishekzjarrë.