Pamje horror nga një laborator në Gjermani / Shikoni çfarë trajtimi u bëhet majmunëve…

Të kapur me parzmore metalike dhe të mbajtur në kontejnerë të vegjël shihen disa majmunë, të cilët janë xhiruar teksa mbahen në një laborator gjerman.

Ata u zbuluan nga aktivistët për të drejtat e kafshëve dhe kanë nxitur thirrje për një ndryshim të ligjeve në Bashkimin Evropian, lidhur me trajtimin e tyre.

Ka edhe mace dhe qen që duket se janë gjakosur pas testimit të toksicitetit në laboratorin që është në Mienenbuttel.

Xhirimet u kryen fshehtësi, ku tregon gjendjen e majmunëve, maceve dhe lepujve të shumtë në këtë laborator.

Madje njëri prej majmunëve duket sikur bërtet për ndihmë teksa po përballej me kushtet e tmerrshme në atë laborator.

Punëtorët thanë se kafshët mbaheshin në kushte të tmerrshme, u jepnin kapsula dhe liheshin të vuanin e gjakoseshin. /Indeksonline/