Pamje më të bukur për protestën nuk mund të ketë

Një qytetar, i cili në vijimësi të protestave të opozitës është dalluar për veprimet e tij akrobacike duke u ngjitur mbi pemë apo shtylla, këtë të diel ka zgjedhur në ngjitet në kryesinë e Kuvendit.

Sikundër shihet në video ai është ngjitur në katin e dytë të Kryesisë së Kuvendit, duke kaluar nga dritarja në dritare.

Nuk dihet se cili është qëllimi i tij, por siç edhe shihet ai është ulur këmbëkryq në një prej sheshpushimeve dhe me dy gishtat lart po vështron protestën nga sipër.