Pamje shokuese, babai dhe vajza dy vjeçare u mbytën të përqafuar në kufirin meksikano-amerikan

Një fotografi e babait dhe vajzës së vogël të mbytur në lum në kufirin Meksikë-SHBA, ka tronditur mbarë opinionin publik. Imazhet tronditëse janë publikuar nga CNN dhe janë një dëshmi rrënqethëse e asaj çka po ndodh me refugjatët që tentojnë të hyjnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ëndrra për të arritur në Amerikë ka përfunduar në ujërat e Rio Grandes kur babai, 26 vjeçari Oskar Alberto Martinez dhe vajza e tij dyvjeçare Valeria nuk kanë arritur ta kalojnë lumin. Të dy kanë qenë nga Salvadori.

Oscar Alberto Martinez kishte kaluar lumin Rio Grande dhe ishte kthyer për të marrë gruan dhe vajzën e tij 2-vjeçare. Vajza e vogël Angie kërceu në trupin e të atit për të kaluar lumin bashkë me të. Por nuk mundën t’ia dilnin për shkak të rrymës së fortë. Gruaja, Tania, pa vajzën dhe bashkëshortin teksa po mbyteshin. Trupat e tyre të pajetë u gjetën në anën meksikane të lumit Rio Grande. Historinë rrënqethëse e rrëfeu për gazetën meksikane “La Jornada”, e cila publikoi edhe fotografinë e rëndë, që më pas u botua edhe nga mediat amerikane e botërore.

Babai dhe vajza që humbën jetën në tentativë për të kaluar lumin, ishin nga El Salvador. Kjo foto është një dëshmi që tregon qartë se çfarë po ndodh në kufirin mes Meksikës dhe Shteteve të Bashkuara, ku refugjatë të shumtë përpiqen të kalojnë kufirin për të hyrë në SHBA. Por, politikat bllokuese të shteteve kanë detyruar refugjatët që të gjejnë mënyra të rrezikshme për të hyrë në tokën amerikane./real-news.tv/