fbpx

Pamje shokuese/ Irani pastron rrënojat e avionit para se të vijnë hetuesit, për çfarë dyshohet?

6133BF1F-8938-42C7-B1A6-51AF0E7612F7_cx0_cy10_cw0_w1023_r1_s.jpg

Aeroplani i Ukrainës që u rrëzua të mërkurën në Iran, me 176 njerëz në bord, ka bërë përpjekje të kthehej në aeroport, thanë hetuesit iranianë.

Boeingu 737-800 u rrëzua vetëm disa minuta pasi u nis nga aeroporti i Teheranit, duke mos lënë asnjë të mbijetuar.

Por Irani ka pastruar vendin ku u rrëzua një avion pasagjerësh ukrainas, duke u marrë jetën 176 personave. Pastrimi i rrënojave vjen përpara se hetuesit nga Ukraina të mbërrijnë në vendin e ngjarjes.

Të dhënat e shërbimeve të inteligjencës amerikane sugjerojnë se avioni është qëlluar me dy raketa të markës ruse. Irani i ka mohuar këto deklarata, duke thënë se janë një gënjeshtër e madhe.

Ka dyshime se Irani ka menduar se avioni i pasagjerëve ishte bombardues amerikan.

Megjithatë Irani thotë se do të dorëzojë kutinë e zezë të avionit. Megjithatë ende nuk dihet se sa është dëmtuar kjo kuti.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303