Një aksident ka ndodhur sot në Vlorë, konkretisht në rrugën Transballkanike.
Edhe nga pamjet shihet qartë një person i shtrirë në tokë.
Ai ka qenë duke lëvizur me motor, kur është përplasur nga një makinë. Qytetarët e pranishëm në zonë i kanë dhënë menjëherë ndihmë të plagosurit, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur edhe policia.


