Pamje të rënda/ Momenti kur Koço Buzo përleshet me gruan para para se ta Vrasë në sy të fëmijëve

liljana.jpg

Një ngjarje e rëndë ishte ajo që ndodhi në Elbasan ku Koço Buzo vrau gruan e tij me të cilën ishte në seancë divorci Liljana Buzon, para ambienteve të gjykatës në sy të fëmijëve.

Reporttv ka publikuar momentin kur Buzo afrohet pranë të shoqes me të cilën përleshet fizikisht për disa sekonda. Mes tyre futet dhe një tjetër person, djali i çiftit, por kjo gjë nuk i ka bërë përshtypje Buzos.

Pas pak sekondash përplasje, Buzo e qëllon të shoqen me armë zjarri dhe e lë të vdekur. Liljana Buzo mbërriti e pajetë në spital. Plumbat kapën edhe dy kalimtarë të rastësishëm, të dy jashtë rrezikut për jetën. Njëri prej tyre është me profesion avokat. Liljana Buzo la pas tre fëmijë, ndërsa ish-efektivi i policisë, 58-vjeçari Koço Buzo, është pas hekurave e është lënë në burg.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303