Pamjet e aksidentit fatal me 1 të vdekur e 3 të lënduar, spitali nuk kishte energji elektrike

Detaje tronditëse vijojnë të zbulohen nga aksidenti tragjik në Pishkash të Përrenjasit ku humbi jetën Ardian Vreto dhe mbetën të plagosur tre persona të tjerë.

Abcnews mëson se 45-vjeçari ka ndërruar jetë në vend, ndërsa të plagosurit janë dërguar në spitalin e Përrenjasit por aty nuk kishte energji elektrike në momentin kur kanë shkuar të aksidentuarit.

Pasi nuk ka patur energji në Përrenjas, të katër të aksidentuarit janë hipur sërish në autoambulancës për t’u nisur sërish në spital, por kësaj radhe në Librazhd.

Makina e Vretos u përplas me një familje që po shkonte për në jug-lindje të vendit me qëllim kalimin e fundjavës atje, kurse viktima po kthehej në shtëpi pas punës.

Gjendja e të lënduarëve është stabël.