Pamjet e trishta, ja çfarë mbeti nga Teatri Kombëtar në Tiranë

Screenshot_17-9.png

Gërmadhat janë ato që kanë mbetur nga Teatrit Kombëtar dhe atij Eksperimental, por të shkaktuara prej fadromave që rrëzuan në tokë godinat që prej mëse 2 vitesh ‘ruheshin’ prej artistëve e aktivistëve që ishin e mbeten kundër vendimit për shembjen e Teatrit.

Këtë të dielë në orët e para të mëngjesit, qindra forca policie ndërhynë në ambientet e Teatrit për të larguar nga aty aktivistët që mbronin godinën. Mes dhunës, përdorimit të lotsjellësit dhe prangave, nuk u kursyen as aktorë, gazetarë apo edhe politikanë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303