Këngëtarja shqiptare Ledina Çelo komentohet shpesh nga shtypi rozë shqiptar edhe pse prej vitesh tanimë jeton në Gjermani më bashkëshortin dhe fëmijët e saj. Prej një kohe të gjatë ajo është shkëputur nga muzika duke mos qenë thuajse aspak aktive, por në rrjete sociale ajo është shumë aktive, ku pasqyron përditshmërinë e saj.
Sigurisht, ajo që bie thuajse gjithnjë në sy është pikërisht shtëpia e saj, mjaft luksoze dhe sigurisht veshjet e saj super të shtrenjta.
Së fundmi, ajo ka postuar shumë ‘story’ në Instagram, ku tregon qartazi arredimin super festiv në shtëpinë e saj. Mund të themi që Ledina fiton çmimin e ‘Arredimit më të bukur të shtëpisë për festat e fundvitit’.