22.5 C
Tirana
E diel, 21 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Pamjet nga lart/ Helikopteri i FA ndërhyn në Shkodër, zjarri masiv vendoset nën kontroll

spot_img

Teksa flakët që përfshinë tregun në qytetin e Shkodrës ende nuk janë shuar, ato janë vendosur nën kontroll.

Gjendja në Shkodër është stabilizuar edhe pas ndërhyrjes së helikopterit Cougar të Forcave Ajrore, i cili ka hedhur ujë mbi zonën e prekur.

Sakaq, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka njoftuar se operacioni vijon për izolimin e plotë të zjarrit, për të shmangur çdo mundësi riaktivizimi.

“Live nga ndërhyrja e helikopterit #Cougar, i cili ka bërë që situata e zjarrit në lagjen Qafhardhi në Shkodër të përmirësohet. Me hedhjen e ujit nga ajri, flakët tashmë janë nën kontroll. Operacioni vijon për izolimin e plotë të tij, për të shmangur çdo mundësi riaktivizimi”, shkroi Peleshi në Facebook.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat