Sinjalistika rrugore e thyer, kosha mbeturinash në flakë janë pamjet që të ofrojnë rrugët e kryeqytetit këtë pasdite, pasi vendi është përfshirë nga protestat.
Njësoj si ditën e djeshme, protestuesit nuk kanë kursyer as koshat e mbeturinave të cilave u kanë vënë flakën, ndërsa sinjalistikën rrugore e kanë rrëzuar.
Koshat e mbeturinave, siç duken edhe nga pamjet janë vendosur në mes të rrugës, të përfshira nga flakët.
Advertisement