Pamundësia ekonomike, shqiptarët fokusohen tek shpenzimet e ditës

Në tremujorin e tretë konsumatorët shqiptarë kanë rritur dozat e pesimizmit për blerjet e mëdha, ku përfshihen kryesisht mobilje dhe elektroshtepiake.

Banka e Shqipërisë në një anketim të posaçëm me familjet në të gjithë vendin u informua se konsumi i mallrave të qëndrueshëm shënoi rënie më të madhe që nga tremujori i parë të 2015-es, teksa planet për blerje të këtij lloji në të ardhmen gjithashtu ishin pesimiste.

Banka e Shqipërisë

Interesimit të Bankës së Shqipërisë nëse ishte momenti për të blerë një pajisje me vlerë të madhe, 63 për qind e familjeve janë përgjigjur negativisht.  Kjo përgjigje përveçse sinjalizon dobësi në konsum më së shumti tregon një nivel të lartë të familjeve shqiptare për të investuar në mallra të qëndrueshëm.

Mungesa e planeve për blerjet e mëdha gjithashtu është një tregues i hershëm i ecurisë së kredisë konsumatore.

Ekspertë në Bankën e Shqipërisë më herët kishin sqaruar se blerjet e mëdha nga konsumatorët shpesh kishin lidhje me pasigurinë për zhvillimet në ekonominë e vendit, se sa me gjendjen financiare.

Treguesi i lartë i emigracionit është një sinjal për pesimizmin e familjeve shqiptare për të investuar në artikujt të qëndrueshëm. Një tregues i këtij pesimizmi janë edhe potencialet e larta të emigrimit, sipas sondazheve të tjera.

Sondazhi i Gallup

Një sondazh i Gallup në 2017 gjeti se, 56 për qind e Shqiptarëve duan të emigrojnë. Numri i atyre që duan të ikin pësoi një rritje me 20 pikë përqindje në raport me sondazhin e vitit 2012, ku 36 për qind e shqiptareve  kishin në plan të emigronin.

Rritja e dëshirës për emigrimin në këto katër vitet e fundit është më e larta në botë sipas rezultatit të sondazhit, por mbetet i frikshëm fakti se Shqipëria ka nivel te lartë të emigracionit të trurit.

Të dhënat e INSTAT

Por gjithashtu edhe gjendja financiare e familjeve shqiptare nuk po favorizon blerjet e mëdha. Sipas të dhënave nga INSTAT në anketën e buxhetit të familjeve shpenzimet mesatare mujore për konsum të NjEF-ve në vitin 2017, ishin 0,4 % më të larta se në vitin 2016.  Këto shpenzime u konsumuan kryesisht nga inflacioni i cili gjatë vitit të kaluar u rrit me 2 për qind.

INSTAT raportoi se shpenzimet e familjeve mobilim, pajisje shtëpiake dhe mirëmbajtje e zakonshme e banesës ranë me -4.3 % gjatë vitit 2017.

 

Lër një koment