Panariti: Synohet monopolizimi i kumarit, jo shkulja e tij! Do kemi kumar me ‘5 yje’

Deputeti i LSI-së, me anë të një statusi në Facebook, deklaron se në Shqipëri kumari ndryshon vetëm gjethet por i mban të fuqishme rrënjët e tij.

Kryeministri Rama dhe ish-ministri i Bujqësisë, Panariti

Deputeti i LSI-së Edmond Panariti ka deklaruar se qëllimi i qeverisë është monopolizimi i kumarit dhe jo shkulja e tij.

Në një reagim ironik, ai deklaron se në Shqipëri kumari ndryshon vetëm gjethet por i mban të fuqishme rrënjët e tij.

Kumari “merr status elitar me 5 yje”, thotë deputeti opozitar.

Reagimi i plotë i deputetit Panariti

Në Shqipëri, kumari ndryshon vetëm gjethet por i mban të fuqishme rrënjët e tij!

Sepse ndryshe nga më parë, ai merr status elitar me pese yje! Nuk ka asgjë parimore në çështjen e kumarit, basteve, lojërave të fatit, sepse po të kishte, të gjitha këto do të shpalleshin të jashtëligjshme në tërësinë e tyre. Sepse, nëse e konsideron një të keqe kumarin dhe nëse e kish seriozisht luftën ndaj tij, politika mund ti drejtohej popullit me pyetjen e thjeshte referendare: “Ta mbajmë apo jo kumarin si aktivitet të ligjshëm mes nesh?” Ne këtë rast : “Jo” , do të ishte pa diskutim përgjigja masive plebishitare.

Dhe çështja mbyllej! Por kjo nuk ndodh, sepse nuk është ky qëllimi. Qëllimi është monopolizimi i këtij vesi dhe jo shkulja e tij. Prandaj të paktën kursejani moralizimet qytetareve të këtij vendi, për gjoja shpëtim nga një e keqe e madhe, parandalim të dramave familjare, ndarjes të burrave nga gratë, luftës ndaj krimit e trafiqeve… etj.

Të gjitha këto vazhdojnë të mbeten, por tani vetëm në kategorinë me pese yje!

Lër një koment