fbpx

Panariti zbulon pse shkollat nuk mund të hapen

shkolla.png

Ish-deputeti i LSI-së, Edmond Panariti, përmes një postimi në rrjet shkruan se hapja e shkollave pas tërmetit të 26 nëntorit nuk mund të jetë thjesht një urdhër ministror.

Panariti shkruan se shkollat nuk mund të hapen nëse nuk instalohen plane evakuimi të nxënësve dhe studentëve, në rastin e përsëritjes së tërmetit, apo nese nuk menaxhohen situatat e panikut dhe kaosit të pasgoditjes.

“Nëse nuk realizohen situata simulimi të evakuimit, për të testuar efektshmërinë e mbrojtjes, atëhere nuk kemi mësuar asgjë nga sa ndodhi. Në fakt, kjo duhet të kishte filluar që pas goditjes së shtatorit, por nëse nuk zbatohet tani atëherë është përgjegjësi penale”, shkruan Panariti.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303