Pandeli Majko: Ushtria e Kosovës e bën edhe Shqipërinë më të fortë

303481-gSnlF5fiPL.jpg

Ish-kryeministri i Shqipërisë, sot ministër i Diasporës, Pandeli Majko, në një intervistë të dhënë në mediat në Kosovë ka mirëpritur miratimin në parim të tri ligjeve për shndërrimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri.

Majko tha se siguria kombëtare e Shqipërisë dhe Kosovës janë të pandashme. Sipas tij ushtria e Kosovës e bënë më të fortë edhe Shqipërinë.  “Është çështje e një forme ligjore e cila duhet të mbyllet përfundimisht dhe Kosova të ketë të drejtë të blejë armatim të rëndë, ashtu siç blejnë të gjitha kombet dhe shtetet natyrshëm të Evropës, sepse Kosova është shtet i cili po ndërton politikën e vet të sigurisë kombëtare. Ajo që është e rëndësishme ta them unë është që siguria kombëtare e Shqipërisë dhe Kosovës janë të pandashme. Në qoftë se Kosova ftohet apo sëmuret, ne andej kollitemi dhe anasjelltas”, ka thënë Majko.

Majko ka porositur klasën politike në Kosovë, duke thënë se duhet pasur shumë kujdes në dialogun Kosovë-Serbi, sepse serbët kanë prodhuar një politikë mjaft të qëndrueshme dhe janë pjesë e një loje që nuk fillon dhe mbaron në Beograd.  “Në qoftë se serbët kanë ndryshuar…le të shohim, por unë nuk hy te njerëzit që mendojnë se serbët janë një komb që ndryshojnë shpejt. Ata janë njerëz që kanë prodhuar një politikë goxha të qëndrueshme dhe janë pjesë e një shahu që nuk fillon dhe mbaron në Beograd. Megjithatë, të shohim”, theksoi ai.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303