fbpx

Pandemia bllokon dhe për 1 javë fluturimet ajrore në Prishtinë

adem-jashari.jpg

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka njoftuar se fluturimet do jenë të bllokuara deri më 27 qershor.

Përmes një njoftimi për media, Aeroporti “Adem Jashari” njoftoi se është i gatshëm të rinisë operimin dhe po presin që Qeveria e Kosovës të marrë vendim për këtë gjë.

“Qeveria e Kosovës, është autoriteti përkatës, që vendos për datën e lejimit të të gjitha fluturimeve, si në ardhje po ashtu edhe në nisje”, thuhet në njoftimin e Aeroportit “Adem Jashari”.

Fluturimet në Aeroportin e Prishtinës janë ndërprerë në mars të këtij viti, kur edhe u shfaqën rastet e para me COVID-19.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303