fbpx

Pandemia COVID-19/ Kina i vetmi vend me rritje ekonomike në G20 në tre mujorin e dytë

OECD publikoi raportin e saj që përmban të dhëna për rritjen e vendeve të G20-tës për tre mujorin e dytë.

Sipas raportit, masat në mbarë botën të marra për të parandaluar pandeminë rezultuan në një rënie të paparë të PBB-së reale në rajonin e G20-tës.

Brenda G20-tës, niveli i tkurrjes së PBB-së reale u rrit nga 3,5 për qind në tre mujorin e parë të vitit 2020 në 6,9 për qind në tre mujorin e dytë.

Kina është regjistruar gjithashtu si i vetmi vend midis vendeve të G20-tës që arriti një rritje të rregulluar sezonale prej 11,5 për qind në baza tre mujore në tre mujorin e dytë.

Në tre mujorin e dytë, Gjermania, ekonomia më e madhe e Evropës, është tkurrur me 9,7 për qind, ekonomia e Kanadasë me 11,5 për qind dhe ekonomia e Britanisë 20,4 për qind.

Në tre mujorin e dytë, rënia e PBB-së ishte 9,7 për qind në Brazil, 9,1 në SHBA dhe 3,2 në Korenë e Jugut. Ekonomia e Meksikës u tkurr me 17,1 për qind, ekonomia e Indonezisë 6,9 për qind, e Japonisë 7,9 për qind dhe e Australisë 7 për qind.

Midis vendeve të G20-tës, vëmendje tërheq India me një tkurrje prej 25,2 për qind gjatë pandemisë, konkretisht tre mujorit të dytë. Ekonomia e Turqisë u tkurr me 11 për qind krahasuar me tre mujorin e parë në terma të rregulluar sezonalisht në tre mujorin e dytë.

Krahasuar me tre mujorin e dytë të vitit të kaluar, në tremujorin e dytë të vitit, kur efektet e epidemisë filluan të ndihen më shumë, PBB-ja u tkurr me një mesatare prej 9,1 për qind në ekonomitë e G20-tës.

Tkurrja vjetore në tre mujorin e parë në mesin e vendeve të G20-tës ishte 1,7 për qind.//AA