fbpx

Pandemia/ Epidemiologu Ilir Alimehmeti jep detajet e forta: Nga java e tretë ose e katërt e majit do…

Ilir-Alimehmeti.jpg

Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti ka bërë një reagim lidhur me uljen e rasteve të infektimit me Covid. Por ai ka thënë se kjo ulje ka filluar që në fund të marsit.

Alimehmeti tha se duke iu referuar grumbullimeve dhe takimeve gjatë fushatës zgjedhore mund të shihet një rritje në numrin e të infektuarve nga java e tretë ose e katërt e majit.

Jemi në një situatë në rënie të vazhdueshme, është e mirë, por duhet të bëjmë një tablo të qartë për të parë edhe spitalet e tjera.  Rënia e plotë ka filluar që në fund të marsit. Kjo patjetër do shihej më pas në spital.  Shtrimet në spital janë indikator më i rëndësishëm, kjo na intereson shumë. Nuk ka rëndësi shumë pozitiv simptomatik. Fushata, numërimi, ndodhën në kushte të favorshme epidemiologjike dhe meteorologjike. Ishin rezultate të mira. Një përqindje e lartë e popullatës e kanë kaluar tashmë. Mund të shohim një rritje nga java e tretë ose e katërt e majit. Nuk besoj se do të jetë një rritje e rëndësishme, po efekti do të shihet.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303