fbpx

Pandemia/ Italia nuk gjen qetësi, mbi 37 mijë raste të reja dhe qindra viktima në 24 orët e fundit

italy-2.jpg

Në Itali janë 37.242 raste të reja me koronavirus, nga 238.077 testime të kryera.

Në 24 orët e fundit e kanë humbur betejën me koronavirusin 699 pacientë (më shumë se një ditë më parë që ishin 653), në një total, që nga fillimi i pandemisë që shkon në 48.569 viktima.

Në terapi intensive janë të shtruar 3748 pacientë të infektuar me COVID-19.

Rajoni më i goditur vijon të mbetet Lombaria duke regjistruar 9221 raste të reja brenda një dite.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303