“Pandemia ka 4 stade, 2 të tjerat do i kemi në…”. Mjeku zbulon kur do rikthehet COVID-19

mjek.jpg

Mjeku infeksionist, Arben Pilaca, ka deklaruar për Euronews Albania se virusi ndodhet në fazën e zbritjes graduale, ndërsa thekson se pandemia ka katër stade dhe vendi ynë ndodhet në fundin e fazës së dytë.

“E vërteta është se po bën kursin e vet. Unë nuk do ta quaja bisht këtë, sepse e kam dëgjuar këtë si bisht i epidemisë. Është në fazën e zbritjes së vet graduale. Asnjëherë nuk do themi se nuk kemi asnjë rast. Ky është gabim nëse mendohet, edhe periudha që do ta quajmë periudhën më të mirë, që është periudha e verës, pasi veçoritë që ka stina, nuk gjen terren që të transmetohet, por kjo nuk do të thotë se nuk do të këtë raste, por raste të rralla.  Rikthimi në vjeshtë do të jetë shumë më I butë se sa i pari”, tha ai.

Mjeku u shpreh se dy fazat e reja të COVID-19 do rikthehen në vjeshtë dhe në dimër, por agresiviteti i tyre do jetë shumë herë më i butë, në krahasim me dy fazat e para.

“Unë kam qejf ta quaj me katër stade. Ne jemi duke përfunduar fazën e dytë, sepse do t’i kemi edhe dy të tjera, por këto të dyja do jenë nga vjeshta dhe dimri”, shtoi ai.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303