fbpx

Pandemia/ Përkëqësohet ndjeshëm situata në spitale, ja të gjitha shifrat e 24 orëve të fundit

msh-5-768x430.png

Rëndohet situata në dy spitalet covid në Tiranë. Ministria e Shëndetësisë informoi sot se janë 131 raste me COVID-19 dhe 3 të vd.ek.ur në 24 orët e fundit.

“Ju informojmë se aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 201 pacientë, 17 në terapi intensive, nga të cilët 8 pacientë janë të iantubuar.

Ju informojmë se në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, e kanë humbur betejën me COVID19 një 78 vjeçar nga Peqini, një 80 vjeçare dhe një 87 vjeçar nga Tirana. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Ju informojmë se vijojnë testimet dhe gjurmimi i rasteve të dyshuara në të gjithë vendin, ku në 24 orët e fundit janë kryer 825 testime dhe janë konfirmuar 131 të prekur me virusin SARSCOV2.

Numri i qytetarëve të shëruar nga fillimi i epidemisë ka kaluar mbi 7 mijë, me 47 qytetarë që janë të shëruar në 24 orët e fundit”, tha specialistja e ISHP.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303