Pandemia prek edhe Ronaldinhon, ylli brazilian ka këtë mesazh

Screenshot_4-11.jpg

Infektimit me Covid-19 nuk i shpëton as Ronaldinho. Ylli brazilian ka kryer tamponin dhe përgjigja ka rezultuar pozitive.

“Jam mirë, nuk kam fare simptoma“, shprehet me anë të një video të postuar në Instagram 40-vjeçari nga Porto Alegre , ish-futbollisti i famshëm i Milanit, Barcelonës dhe PSG.

Mendohet se Ronaldinho është infektuar gjatë një eventi të organizuar në stadiumin “Mineirao”. Ai ka nisur menjëherë karantinën dhe së shpejti do të kryejë testin e radhës.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303