Panik botëror/ OBSH: Kërcënimi nga koronavirusi rritet në nivelin më të lartë

A9F6DE66-21CC-4E7B-BBB4-1C8E57F5DE35_w1023_r1_s-770x433.jpg

Shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se ky hap u ndërmor për shkak të rritjes së vazhdueshme të numrit të rasteve dhe të numrit të vendeve të prekura, në ditët e fundit. “Këto zhvillime janë qartazi shqetësuese”, u tha Ghebreyesus gazetarëve në Gjenevë.

“Ne kemi ende shanse për ta frenuar këtë virus, nëse ndërmerren veprime të fuqishme për zbulimin e hershëm të rasteve, si dhe për izolimin dhe kujdesin ndaj pacientëve”, tha ai.
Koronavirusi, i identifikuar si COVID-19, e ka origjinën në qytetin Vuhan të Kinës.

Rastet e para atje janë shfaqur në dhjetor të vitit të kaluar, por që atëherë dhjetëra shtete të botës kanë konfirmuar se kanë njerëz të infektuar. Të premten, Nigeria konfirmoi rastin e parë në Afrikën Nën-Sahariane.

Shifrat e fundit, të raportuara nga autoritetet shëndetësore të secilës qeveri të premten në Pekin, tregojnë se koronavirusi ka infektuar mbi 83,000 njerëz në gjithë botën, ndërsa mbi 2,800 pacientë kanë vdekur./rel

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303