Panik në Japoni, aktivizohet vullkani Asama

Për herë të parë që nga viti 2015, një vullkan rreth 140 kilometra larg Tokios ka hyrë në fazën e shpërthimit mbrëmjen e së mërkurës dhe vazhdon ende sot.

Autoritetet japoneze kanë kufizuar hyrjen në zonë.

Mali Asama, një nga vullkanet më aktivë në Japoni, u aktivizua natën dhe filloi të spërkasë hi dhe tym vullkanik, të cilat tani kanë arritur në 2,000 metra.

Shërbimi meteorologjik kombëtar i vendit ka ngritur nivelin e alarmit, duke bërë ndalimin e hyrjes në zonat më pak se 4 kilometra nga krateri.

“Shkëmbinjtë që bien, retë e gazrave të nxehtë vullkanikë dhe materialet e tjera mund të prekin zonat brenda madje katër kilometrave”, ka paralajmëruar shërbimi meteorologjik.

“Në varësi të drejtimit të erërave, vendbanimet afër vullkanit mund të preken nga rënia e gurëve më të vegjël dhe hirit”, është thënë një njoftimin e këtij shërbimi.