fbpx

Panik në Kinë, ndërtesa 300 metra e lartë fillon të lëkundet papritur

Screenshot_9-14.jpg

Një ndërtesë e lartë u evakuua sot në Kinë, pasi godina gati 300 metra, filloi të lëkundej papritur. Ende nuk dihen arsyet, ndërsa situata shkaktoi skena paniku.Seg Plaza, përfunduar në vitin 2000, është një nga ndërtesat më të larta qytetit jugor Shenzhen, përcjell.Ndërtesa, e cila dominon për shkak të lartësisë së saj prej 291 metrash në rrethin e biznesit të qytetit, strehon, ndër të tjera, një treg të madh të përbërësve dhe produkteve elektrike.Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave Shenzhen i tha Ëeibo se ” do të përcaktojnë shkakun e dridhjeve të qiellgërvishtësit, duke theksuar se “nuk kishte asnjë tërmet në zonë sot”.Seg Plaza filloi të lëkundet rreth orës 13.50 me kohën lokale sot, sipas autoriteteve. Kjo shkaktoi panik tek qytetarët. Qindra këmbësorë shihen duke ikur nga ndërtesa në videot e postuara në mediat sociale.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303