fbpx

Panik në Palasë, rrezikon të mbytet në det Vittorio Sgarbi: Vajza ime më shpëtoi….

Momente paniku kanë qenë ato që ka kaluar në Palasë, Vittorio Sgarbi, ku teksa është futur për tu larë në det, e kanë marrë dallgët dhe për pak ka rrezikuar të mbytet.

Sgarbi ka reaguar për herë të parë pas incidentit.

Kritiku i njohur italian thotë se ajo që ka ndodhur ishte një pagëzim shqiptar.

“Cdo gjë ok, jam mirë. Momenti më i mirë ka qenë kur u zhyta në ato dallgë të mrekullueshme që për pak më morën me vete, por dola më i fort. Vajza ime më shpëtoi, ka qenë një pagëzim shqiptar” tha Vittorio Sgarbi.

Video-mesazhin e ka publikuar kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli që po e shoqëron në turin e tij në Shqipëri.

“Jam me Vittorio Sgarbi, gëzon shëndet të plotë për të gjitha ata që janë të shqetësuar. Sapo kemi vizituar Butrintin, Sarandën, Gjirokastrën dhe tani nga Tepelena po udhëtojmë drejt Beratit” tha Leli.